Ndërlidhjet

Durimi i perëndimit me Iranin, po arrin fundin



Britania dhe Gjermania janë shprehur mjaft ashpër ndaj programeve bërthamore të Iranit. Ministri gjerman i Mbrotjes ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtar duhet t’ia bëjë të qartë Iranit se durimit i ka ardhur fundi sa i përket programeve nukleare të Teheranit.

Po ashtu edhe diplomacia britanike është shprehur se planet e Iranit për pasurimin e uraniumit jane shqetesime serioze.

Reagimet erdhën pas deklaratave të presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad, urdhëroi prodhimin e uraniumit të pasurur në sasi të lartë. Sipas Ahmadinexhadit kjo sasi uraniumi do të përmbushë nevojat e Iranit, por nuk u dha asjë afat kohor për fillimin e këtij procesi.

Deklarata e presidentit iranin bie në kundërshtim me qëndrimin e shefit të diplomacisë iraniane, i cili theksoi se Teherani është i gatshëm të arrijë një marrëveshje me fuqitë botërore rreth pasurimit të uraniumit.
XS
SM
MD
LG