Ndërlidhjet

Timoshenko kërcënon me protesta


Ukrainasit votuan sot në raundin e dytë për presidentin e ri, ku kryeministria Julia Timoshenko konkuron përballë liderit të opozitës Viktor Janukoviq.
Timoshenko, një nga drejtueset e vendit që pas revolucionit të portokalltë në 2004, u ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë në rrugë nëse procesi i zgjedhjeve është jo i rregullt.

Më 2004, demostratat arritën ta rrëzojnë rezultatin e zgjedhjeve ku fitues doli Janukoviqi. Në raundin e parë të 17 janarit, Janukoviq kryesonte me 10 për qind vota më shumë.

Të dy kandidatët për president kanë bërë premtimin se do të përmirësojne lidhjet kombëtare me Moskën që kanë njohur vështirësi gjatë presidencës së Yushchenkos.
XS
SM
MD
LG