Ndërlidhjet

Thaçi: Mungesa e ligjit në veri, i ka kushtuar Kosovës



“Mungesa e ligjshmërisë në veri shtetit të Kosovë i ka kushtuar humbje të mëdha, si në aspektin politik dhe atë financiar”, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në Vjenë.

Ai ka theksuar angazhimin e qeverisë që drejton për zbatimin e planit për integrimin e veriut, pavarësisht ekzistimit të qasjeve të ndryshme ndaj planit në fjalë.

“Do të jemi të kujdesshëm dhe të durueshëm, por përfundimisht të vendosur për rendin dhe ligjin në Veri të Kosovës – ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Plani Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës dhe Rezoluta 1244 e KS të OKB-së”, tha Thaçi.

Kryeministri i Kosovës ka folur për përparimin e shënuar në Kosovë, por dhe problemet në takimin e Grupit Ndërkombëtar për Kosovën në Vjenë.
XS
SM
MD
LG