Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, vendosi të thërrasë tryezën politike, ditën e shtunë më 13 shkurt 2010. Vendimi vjen pas takimeve që kryetari i shtetit zhvilloi sot me kreun e Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, ambasadorin Helmut Lohan, me ambasadorin e Mbreterisë së Spanjës, Manuel Montobio dhe me ambasadorin e SHBA-së Xhon Uithers.
Topi pati kontakte dhe me kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama përpara përcaktimit të datës për tryezën politike.