Ndërlidhjet

SHBA-të të shqetësuara për marrëveshjen Francë-Rusi



Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me marrëveshjen sipas së cilës Franca do t’i shesë Rusisë një anije luftarake të modelit të ri. Anija që kushton mes 300 e 500 milionë eurove është në gjendje të transportojë helikopterë, armatim të rëndë dhe trupa të specializuara për zbarkime në bregdet.

“Miqtë dhe aleatët tanë në Evropën Lindore, e në veçanti Gjeorgjia, janë nervoz rreth kësaj marrëveshje. Shqetësimi i tyre është i drejtë”, tha zëdhënësi i Pentagonit.

Marrëveshja u bë publike pak orë para vizitës në Paris të sekretarit amerikan të mbrojtjes, Robert Gejts.
XS
SM
MD
LG