Ndërlidhjet

Partia e Timoshenkos do t'i kontestojë rezultatet



Mbështetësit e kryeministres së Ukrainës Julia Timoshenko thanë se do ta kontestojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, pasi ajo duket se humbi në raundin e dytë.

Pas numërimit pothuaj se të gjitha votave, rivali i saj, Viktor Janukoviq, duke se ka fituar zgjedhjet me tre përqind më shumë.

Timoshenko ende nuk ka bërë një deklaratë publike, por ithtarët e saj thanë se do ta kontestojnë rezultatin në disa zona, dhe pastaj ndoshta ta sfidojnë rezultatin e përgjithshëm.

Zëvendësja e partisë së Timoshenkos, Olena Shustik, tha se do të kërkojnë rinumërimin e votave në disa zona dhe do ta çojë çështjen në gjykatë.

Në Moskë, Kremlini njoftoi se presidenti Dimitri Medvedev ka uruar Janukoviçin për “përmbylljen me sukses të fushatës zgjedhore, që u vlerësua lartë nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe suksesin e arritur në zgjedhjet presidenciale”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev, sot nëpërmjet një deklarate shtypi i vlerësoi zgjedhjet si konsolidim të demokracisë në Ukrainë, por nuk e ka përmendur Janukoviçin.
XS
SM
MD
LG