Ndërlidhjet

Moska kritikon mburojën raketore në Evropë



Zyrtarët rusë i kanë kritikuar planet e NATO-s dhe të SHBA-së për vendosjen e mburojës raketore në Evropë.

Kryegjenerali rus Nikolai Makarov i përshkroi planet e mburojave raketore si “të drejtuara kundër Federatës Ruse”.

Shtetet e Bashkuara thonë se mburoja ka për qëllim të pengojë kërcënimin e mundshëm raketor nga Irani.

Po sot, shefi i këshillit Kombëtar të sigurimit, Nikolai Patrushev, tha se zgjërimi i NATO-s nga lindja e minon Rusinë.

“Nëse ne e analizojmë historinë e NATO-s në dekadat e fundit, historinë tonë dhe të Evropës, do të shohim që NATO përbën një kërcënim tejet seriozt për vendin tonë”, tha Patrushev.

Javën e kaluar Rusia e bëri publike doktrinën ushtarake, e cila e thekson NATO-n si kërcënim kryesor për Rusinë. NATO ka protestuar për dokumentin.
XS
SM
MD
LG