Ndërlidhjet

AI: Në Itali ka 'erozion' të të drejtave të pakicave



Amnesty International tha se në Itali ka “erozion të vazhdueshëm” të të drejtave të pakicave, në kohën kur gjendja në këtë vend po vëzhgohet nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së në Gjenevë.

Zëdhënësi i organizatës në Itali, Rikardo Nuri, tha se “ka erozion të vazhdueshëm të të drejtave të njeriut sa u përket migrantëve, pakicave dhe azilkërkuesve të mundshëm”.

Nuri gjithashtu ka thënë se në Itali ka “ligje dhe praktika shqetësuese”.
XS
SM
MD
LG