Ndërlidhjet

Obama uron Sejdiun për Ditën e Pavarësisë



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama i ka uruar presidentit Fatmir Sejdiu, përvjetorin e dytë të pavarësisë së Kosovës.

“Në emër të popullit amerikan, unë ju përgëzoj Ju dhe qytetarët e Kosovës në përvjetorin e dytë të pavarësisë së Kosovës. Dëshiroj të përgëzoj popullin e Kosovës për përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik, paqësor dhe multietnik”, transmeton presidenca në Prishtinë.

“Ne e vlerësojmë partneritetin tonë dhe mbetemi të përkushtuar për t’ju mbështetur në hapat e nevojshëm për të arritur aspiratat tuaja euroatlantike. Në këtë 17 shkurt, u përcjell urimet e mia dhe besimin më të madh për vazhdimin e miqësisë dhe forcimin e partneritet në mes të dy vendeve tona”, thuhet në telegramin e presidentit amerikan.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG