Ndërlidhjet

Tiranë: SHBA-të mbështesin përpjekjet e Topit dhe të KE-së


Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetjen e plotë për përpjekjet e presidentit Bamir Topi dhe Këshillit të Evropës, për të ndërmjetësuar bllokimin e vazhdueshëm të situatës politike në Shqipëri.

Në një njoftimin të Ambasadës amerikane në Tiranë, shprehet besimi se tryeza e datës 13 shkurt do të ofrojë mundësi të rëndësishme për zgjidhjen pa vonesë të mëtejshme të “ngërçit” aktual politik.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfitojnë nga kjo mundësi. Një zgjidhje e shpejtë e ngërçit do të mundësoj, që palët të përqëndrohen në agjendën Evro-Atlantike të Shqipërisë”, thuhet, pos tjerash, në njoftimin për media.
XS
SM
MD
LG