Ndërlidhjet

Ukrainë: Timoshenko kritikon rivalin që fitoi zgjedhjet



Kandidatja presidenciale, Julia Timoshenko e akuzoi sot rivalin e saj Viktor Janukoviç se i ka mashtruar votuesit ukrainas me premtime zgjedhore.

Kryeministreja Timoshenko i bëri këto komente në një takim të kabinetit.

“Menjëherë pas zgjedhjeve, po zbulohen mashtrimet e mëdha të fushatës, dhe njerëzit duhet ta kenë parasysh këtë në vendimet politike të tyre. Fatkeqësisht, Partia e Rajoneve e shkeli premtimin e vet në parlament, përmirësimin e standardit social”, tha Timoshenko në paraqitjen e parë publike nga dita e zgjedhjeve.

Ajo nuk i komentoi rezultatet preliminare zyrtare, që tregojnë se Janukoviç i ka fituar zgjedhjet me 3.5% më shumë vota.
XS
SM
MD
LG