Ndërlidhjet

Ollbrajt: NATO nuk kërcënon Rusinë



Ish Sekretarja e Shtetit Medlin Olbrajt tha se është e befasuar nga doktrina e re ushtarake e Rusisë, e cila e përcakton NATO-n si kërcënimin kryesor.

“NATO nuk është kërcënim për Rusinë. Nuk e di sa herë duhet ta përsërisim këtë, por NATO nuk është kërcënim për Rusinë dhe nuk është kundër Rusisë”, tha Ollbrajt.

Ajo tha se NATO i ka lënë pas vetes synimet e Luftës së Ftohtë dhe tash fokusohet në problemet globale, si terrorizmi dhe trafikimi i drogës.

Ollbrajt i bëri këto komente në Moskë, ku kryeson panelin, i cili punon për formulimin e ri të NATO-s.
XS
SM
MD
LG