Ndërlidhjet

Tadiq: Serbët në Kosovë, më të rrezikuarit në Evropë



Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka vlerësuar se serbët në Kosovë janë populli më i rrezikuar në Evropë, prandaj KFOR-i duhet të vazhdojë t'i mbrojë ata, si dhe kishat dhe manastiret serbe, pavarësisht zvoglimit të ushtarëve në Kosovë.

Zyra për shtyp e presidentit serb njoftoi se Tadiq i ka bërë këto komente gjatë takimit me komandantin e NATO-s për Evropën, gjeneralin Xhejms Stavridis, me të cilin ka biseduar për aktivitetet e Serbisë në programin Partneriteti për Paqe dhe për bashkëpunimin me KFOR-in.

"Presidenti i Serbisë ka pohuar se plani për integrimin e veriut të Kosovës përbën kërcënim për stabilitetin në tërë rajonin", thuhet në komunikatë.


XS
SM
MD
LG