Ndërlidhjet

Rasmusen uron Janukoviçin



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka uruar Viktor Janukoviçin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë.

Përmes një komunikate, Anders Fog Rasmusen, thekson se zgjedhjet ishin “të lira, të ndershme dhe demokratike, duke u bërë shembull për rajonin”. Rasmusen nënvizoi se NATO-ja synon forcimin e partneritetit strategjik me Ukrainën.

Më herët Janukoviçin e kishin uruar për fitoren presidenti amerikan Obama dhe një numër udhëheqësish evropianë.
XS
SM
MD
LG