Ndërlidhjet

Rama mbledh opozitën në prag të takimit në presidencë



Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama do të mbledhë sot tryezën e frontit opozitar. Mbledhja mbahet në prag të takimit të nesërm të organizuar nga presidenti Topi mes kreut të Partisë Demokratike në pushtet, Sali Berisha dhe kreut të PS-së në opozitë Edi Rama.

Tryeza synon zgjidhjen e krizës politike të krijuar pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Opozita ka kërkuar hapjen e një numri kutish votimi, kërkesë që është hedhur poshtë nga partia në pushtet. Partia Socialiste nuk ka hyrë në Kuvendin e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
XS
SM
MD
LG