Ndërlidhjet

Ebadi i apelon botës të ndalë shtypjen në Iran



Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, iraniania Shirin Ebadi sot bëri thirrje për ndihma ndërkombëtare, duke thënë se në Iran mund të ndodhë tragjedi nëse qeveria vazhdon politikën shtypëse.

Ebadi e bëri këtë apel para takimit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së në Gjenevë, që mbahet të hënën.

Ajo foli në një takim të organizuar nga dise grupe për të drejtat e njeriut, përfshirë Amnesty International dhe Human Rights Watch.

Autoritetet e Iranit kanë arrestuar apo nxjerrë para gjykatës dhjetëra aktivistë për protestat kundër qeverisë që pasuan rizgjedhjen ekontestuar të presidentit Mahmud Ahmadinexhad.
XS
SM
MD
LG