Ndërlidhjet

Spanja dërgon 511 trupa shtesë në Afganistan



Qeveria e Spanjës tha se planifikon të dërgojë edhe 511 trupa shtesë në Afganistan.

Në deklaratën e ministrisë së Mbrojtjes thuhet se në mesin e trupave do të jenë edhe tre ekipe të instruktorëve për armatën afgane.

Dërgimin e trupave duhet ta miratojë edhe parlamenti spanjol.

Spanja aktualisht ka një mijë trupa në kuadër të forcave ndërkombëtare të sigurisë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG