Ndërlidhjet

Hagë: Refuzohet apeli i Karaxhiqit kundër avokatit



Tribunali i Kombeve të Bashkuara për krime të luftës në Hagë e ka refuzuar apelin e ish liderit të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiq kundër avokatit të tij.

Karaxhiq, i cili i mohon të gjitha 11 akuzat për krime të luftës në luftën në Bosnje në vitet 1992-95, përfshirë gjenocidin e 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, fillimisht e përfaqësonte veten në gjykatë.

Në nëntor, gjykata i caktoi një avokat pasi ai i bojkotoi tre ditët e para të gjykimit, duke thënë se i duhet më shumë kohë që të përgatitë mbrojtjen.

Gjykata tha se sjellja e Karaxhiqit e ka bërë të nevojshme që në interes të drejtësisë, atij t'i kufizohet e drejta e vetëpërfaqësimit.

XS
SM
MD
LG