Ndërlidhjet

Bosnje: Hetohen të arrestuarit për aktivitetet terroriste



Kryeprokurori i Bosnjes Milorad Barasanin tha se autoritetet po i hetojnë mbështetjet financiare të shtatë njerëzve, që u arrestuan me 2 shkurt në fshatin Gornja Maoça në Bosnjen lindore.

Policia gjithashtu konfiskoi 17 pistoleta, dhjetëra pushkë gjuetie dhe disa kompjutorë gjatë bastisjes, e cila, sipas zyrtarëve, u nxit nga raportet e mediave lokale se disa fshatarë janë vahabistë dhe e zbatojnë ligjin e sheriatit për të huajt.

Raportohet se në Gornja Maoça ka rreth 30 familje fundamentaliste islamike.
XS
SM
MD
LG