Ndërlidhjet

Tiranë: Sali Berisha dhe Edi Rama kanë arritur në presidencë


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe lideri i opozitës, Edi Rama, kanë arritur sot në orët e paraditës në presidencë.

Presidenti Bamir Topi i ka pritur të dy liderët për bisedime lidhur me kapërcimin e situatës së krijuar me bojkotin, që Partia Socialiste në opozitë po i bënë Kuvendit të Shqipërisë.

Nga Partia Socialiste është kumtuar se është përgatitur një memorandum, i cili do t’i paraqitet sot presidentit Bamir Topi.

PS-ja kërkon hapjen e kutive të votimit dhe hetimin parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG