Ndërlidhjet

Afganistan: Depërtim i trupave amerikano-afgane


Mijëra trupa të Shteteve të Bashkuara dhe ushtarë të Afganistanit, kanë hyrë sot në bazën e talibanëve në vendin Marxhah, në provincën Helmand, duke hasur në rezistencë të shpërndarë dhe duke u ballfaquar me bomba dhe mbetje të pajisjeve shpërthyese.

Komandanti i forcave të NATO-s në pjesën jugore të Afganistanit, Nik Karter, tha se operacioni, i ndihmuar nga 60 helikopterë, po zhvillohej pa vështirësi.

Nuk është raportuar për viktima nga ana e pjesëtarëve të koalicionit, ndërsa zyrtarë afganë thonë se së paku 20 luftëtarë talibanë janë vrarë, ndërsa 11 janë zënë.

Afro 15 mijë ushtartë amerikanë, britanikë dhe afganë po marrin pjesë në ofensivën kundër talibanëve në Marxhah, që është njëra nga bazat e fundit të mëdha të talibanëve në jug të Afganistanit.

Kjo është ofensiva më e madhe e përbashkët afgano – ndërkombëtare, prej se ka filluar lufta në Afganistan, në fund të vitit 2001.
XS
SM
MD
LG