Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë: Të mos ndihmohen kompanitë spekulative



Institucionet e mëdha financiare, të përfshira në aktivitete spekulative me qëllime përfitimi, nuk duhen ndihmuar, duhet lënë të dështojnë, në rast se përballen me vështirësi. Deklarata e Pol Volker, këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, u bë për mediat amerikane.

“Nëse një institucion i madh financiar, jo bankë, futet në telashe dhe kërcënon gjithë sistemin, atëherë institucione kompetente duhet të ndërhyjnë për ta likuiduar apo bashkuar me ndonjë institucion tjetër, por jo për ta shpëtuar”, tha Volker.
XS
SM
MD
LG