Ndërlidhjet

Shtyhet gjykimi i Albin Kurtit


Një panel i përbërë prej gjykatësve të EULEX-it dhe gjykatësve të Kosovës vendosën që gjykimi i Albin Kurtit të shtyhet për datën 22 shkurt.

“Arsyeja e shtyerjes ishte që të pandehurit t’i jepet një kohë e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e tij, në përputhje me dispozitat relevante të kodit të procedurës penale. I pandehuri Kurti ishte ftuar në gjykatë më datën 9 Shkurt 2010”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga misioni evropian për sundimin e ligjit, Eulex.
XS
SM
MD
LG