Ndërlidhjet

Perëndimi dënon Iranin për gjendjen e të drejtave të njeriut



Përfaqësuesit e disa vendeve Perëndimore shprehën shqetësime rreth gjendjes me të drejtat e njeriut në Iran, sidomos pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të vitit të kaluar.

Kritikat u bënë në mbledhjen e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së në Gjenevë.

Shtetet e Bashkuara e dënuan shtypjen e dhunshme të protestuesve, dhe thanë se Irani duhet t'i ndërpresë gjykimet pas zgjedhore, dhe t'i japë fund keqtrajtimit të gazetarëve.

Kanadaja tha se Irani duhet ta pezullojë dënimin me vdekje kundër të miturve dhe gjithashtu kundër të burgosurve politikë.
XS
SM
MD
LG