Ndërlidhjet

Ofensiva në Afganistan




Ka hyrë në ditën e tretë ofensiva e mijëra trupave amerikane, britanike dhe afgane kundër talibanëve në jug të Afganistanit.

Burimet e NATO-s thanë se janë të kënaqur me përparimin e shënuar. Në ditën e parë të operacionit dy ushtarë, një amerikan dhe një britanik u vranë. Forcat afgane njoftuan për së paku 20 militantë talibanë të vrarë në këto luftime.

Operacioni i quajtuar “Moshtarak” përfshin mbi 15 mijë trupa nga forcat ndërkombëtare që veprojnë në kuadër të NATO-s si dhe ushtarë afganë.

NATO-ja ka bërë të ditur, përmes një deklarate, se 12 civilë janë vrarë nga dy raketa të forcave ndërkombëtare në jug të Afganistanit.
Kreu i forcave shumëkombëshe, gjenerali amerikan MekKristël “i kërkoi ndjesë presidentit afgan, Hamid Karzai, për incidentin fatkeq”.

Nga e shtuna 15 mijë ushtarë afganë, amerikanë e britanikë kanë nisur një ofensivë në rajonin e Helmandit.

Dy ushtarë të NATO-s dhe 27 militantë janë vrarë. Operacioni në fjalë është më i madhi që nga rrëzimi i talibanëve në fund të vitit 2001.

Presidenti afgan ka kërkuar nga trupat afgane dhe ato të NATO-s të tregojnë “kujdes të jashtëzakonshëm për të mënjanuar lëndimin e civilëve”.


Ofensiva e NATO-s në Afganistan [Reuters]
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:15 0:00
XS
SM
MD
LG