Ndërlidhjet

BE kërkon më shumë kompetenca të mos përsëritet rasti i Greqisë



Komisioneri i Bashkimit Evropian për ekonomi dhe çështje monetare bëri thirrje që agjencia e statistikave Eurostat të ketë më shumë kompetenca për t’i kontrolluar buxhetet e vendeve anëtare.

Oli Rehn paralajmëroi se “rreziqet materializohen” pasi Greqia vjet raportoi deficit publik prej afro 13 % dhe borxhin e përgjithshëm prej 113 %, krahasuar me normat evropiane prej 3 % respektivisht 60 %.

Problemet financiare të Greqisë e goditën vlerën e euros dhe i rritën shqetësimet rreth stabilitetit të disa nga 15 vendet tjera që e përdorin euron.

Rehn tha se dhënia e kompetencave më të mëdha Eurostatit do ta “përforconte kapacitetin e BE-së që t’i përballojë të raportimet e pasakta statistikore”.
XS
SM
MD
LG