Ndërlidhjet

Paris: Fletëarrest për çiklistin Landis



Gjykata franceze ka lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për çiklistin amerikan Flojd Landis, në lidhje me rastin e marrjes së të dhënave nga laboratori i dopingut.

Landis kërkohet që të merret në pyetje nga gjykata për shkak të nxjerrjes së të dhëna nga kompjutori në laboratorin Chatenay-Malabry në vitin 2006.

Landis e fitori garën Tour de France në vitin 2006, por u skualifikua dhe dy vjet iu ndalua pjesëmarrja në garat kur testet e dopingut konstatuan nivele të larta të testosteronit.

Mostrat u analizuan në laboratorin Chatenay-Malabry.
XS
SM
MD
LG