Ndërlidhjet

Nju Jork Tajms: U arrestua komandanti i lartë taliban


Sipas së përditshmes Nju Jork Tajms, komandanti i lartë ushtarak taliban është zënë në Karaçi të Pakistanit, në një ndërhyrje të fshehtë të forcave të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit.

Duke cituar zyrtarë qeveritarë amerikanë, Nju Jork Tajms, raporton se komandanti taliban, Mullah Baradar, gjendet në arrest në Pakistan dhe ai po merret në pyetje nga inteligjenca amerikane dhe pakistaneze.

Gazeta e përshkruan Mullah Baradarin si numrin dy të talibanëve, pas Mullah Muhamed Omarit, ndihmësit të Osama bin Ladenit.

Një zëdhënës i talibanëve e ka hedhur poshtë raportin, duke thënë se Mullah Baradar është ende në Afganistan, duke organizuar në mënyrë aktive aktivitetet ushtarake dhe politike të grupit.

Shtëpia e Bardhë dhe CIA kanë refuzuar të japin komente lidhur me raportin, ndërsa Pentagoni nuk ka pasur koment të menjëhershëm.

Lajmi për këtë arrestim arriti në periudhën e ofensivës së shkallës së gjërë të NATO-s kundër bazës së talibanëve në provincën Helmand në Afganistan, e cila hyri në ditën e katërt.
XS
SM
MD
LG