Ndërlidhjet

Ukrainë: Inaugurimi i Janukoviqit më 25 shkurt


Viktor Janukoviq do të inaugurohet në postin e presidentit të ri të Ukrainës më 25 shkurt.

Këtë datë sot e caktoi Parlamenti i Ukrainës, me ç’rast për këtë vendim votuan 238 nga 450 deputetët.

Zoti Janukoviq u shpall president i zgjedhur, pas rundit të dytë të votimeve më 7 shkurt kundër kryeministres, Julia Timoshenko.

Zonja Timoshenko ka thënë se rezultatin e zgjedhjeve do ta kontestoj në gjykatë dhe ka refuzuar të tërhiqet nga posti i saj aktual.
XS
SM
MD
LG