Ndërlidhjet

Tiranë: Ambasadorët e BE-së diskutojnë krizën



Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Shqipëri po diskutojnë gjendjen e krijuar në vend si pasojë e krizës politike. Opozita socialiste nuk ka hyrë në Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 28 qerhsorit duke kërkuar rinumërimin e kutive. Partia Demokratike në pushtet e ka hedhur poshtë këtë kërkesë, por është shprehur e hapur për një hetim parlamentar mbi zgjedhjet.

Ambasadorët e Spanjës dhe të Komisionit Evropian në Tiranë kanë qenë në bisedime të vazhdueshme me kreun e shtetit dhe aktorët politikë për zgjidhjen e krizës.
XS
SM
MD
LG