Ndërlidhjet

Ukrainë: Pezullohet rezultati i zgjedhjeve



Trupi më i lartë gjykues në Ukrainë i ka pezulluar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, pasi shqyrtoi ankesën e kandidates që u shpall humbëse.

Gjykata e Lartë Administrative tha në një deklaratë se e ka pezulluar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas të cilit Viktor Janukoviç ka fituar në zgjedhjet e 7 shkurtit.

Rezultatet treguan se Janukoviç ka fituar me epërsi prej 3.5 %.

Rivalja e tij, kryeministreja Julia Timoshenko, refuzoi ta pranojë humbjen dhe e sfidoi rezultatin e zgjedhjeve në gjykatë.

Gjykata administrative tha se do të vendosë mbi apelimin e zgjedhjet e më 25 shkurt, ditë që është përcaktuar nga Parlamenti për inaugurimin e presidentit të ri.
XS
SM
MD
LG