Ndërlidhjet

BE paralajmëron Shqipërinë për krizën politike



Bashkimi Evropian e ka paralajmëruar Shqipërinë se po i rrezikon përpjekjet për t’iu bashkangjitur unionit nëse dështon ta zgjidhë krizën politike, e cila ka penguar funksionimin e parlamentit.

Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama e bojkoton kuvendin sepse kërkon hapjen e kutive të votimit nga zgjedhjet e qershorit, gjë që është refuzuar nga kryeministri Sali Berisha.

Diplomatët e BE-së i paralajmëruan të dyja palët se “në lojë është perspektiva evropiane e Shqipërisë” nëqoftëse palët nuk arrijnë marrëveshje.
XS
SM
MD
LG