Ndërlidhjet

Solltaneh: Irani nuk heq dorë nga pasurimi i uraniumit



Ali Asghar Solltaneh ka deklaruar për mediat britanike se Irani nuk do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit “për asnjë çmim”.

Soltlaneh është i dërguari iranian në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore. Për revistën britanike “New Statesman” Solltaneh tha se kërcënimi me sanksione shtesë është reflektim i “mendësisë kolionaliste”.

I dërguari iranian shtoi se presidenti Obama erdhi në pushtet me premtimet për ndryshim, por deri tani “nuk ka qenë në gjendje t’i bëjë ndryshimet”.

Nuk është e qartë data e dhënjes së intervistës.
XS
SM
MD
LG