Ndërlidhjet

SHBA: Më shumë punë për të bindur Rusinë



Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë për të bindur Moskën se planet amerikane të mbrojtjes raketore nuk janë të drejtuara kundër Rusisë.

Deklarata e ndihmëssekretarit të mbrojtjes, Aleksandër Vershbou, erdhi pas shqetësimeve të Moskës rreth përzgjedhjes së Rumanisë. Rumania ka ofruar të jetë vendi ku do të vendoset interceptori raketor, por edhe Bullgaria ka qenë e gatshme të jetë pjesë e projektit.

Vershbou tha se Rusia e ka ditur që nga viti i kaluar se Rumania ishte një nga vendet e mundshme për vendosjen e interceptorit. Zyrtari i lartë i mbrojtjes amerikane tha se Uashingtoni nuk ka kërkuar nga Bullgaria që të lejojë vendosjen e ndonjë elementi të mbrojtjes raketore.
XS
SM
MD
LG