Ndërlidhjet

Eshton filloi turneun ballkanik me Sarajevën



Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, filloi sot turneun ballkanik, ku Bosnja do të jetë ndalesa e parë. Gjatë dy ditëve në vijim Eshton do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë.

Vizita e Eshtonit në Kosovë do të zhvillohet dy ditë pas festimit të përvjetorit të pavarësisë. Pesë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur Kosovën.

Në prag të vizitës në Kosovë Eshton theksoi se në Prishtinë ajo do të diskutojë “përparimin në rend dhe ligj, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar si dhe qeverisjen e mirë”.
XS
SM
MD
LG