Ndërlidhjet

"Vancouver 2010" në video-lojë


Video-loja “Vancouver 2010” është një simulim autentik i Lojërave Olimpike Dimërore, që këtë vit po mbahen në Vankuver të Kanadasë. Përdoruesit e saj mund ta përjetojnë gjithë emocionin e kësaj ngjarjeje atraktive në botën e sportit. Lojërat Olimpike Dimërore filluan më 12 shkurt dhe do të zgjasin deri më 28 shkurt.

Në këtë ngjarje të madhe sportive marrin pjesë mbi 5000 atletë nga rreth 80 vende të ndryshme të botës.

Deri më tash, Shtetet e Bashkuara prijnë me gjithsejt 14 medale. Në vendin e dytë radhitet Gjermania me 10, e cila pasohet nga Franca me 7 medale.


XS
SM
MD
LG