Ndërlidhjet

Zagreb: Sejdiu merr pjesë në inaugurimin e Josipoviqit


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ndodhet në Zagreb, ku merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Kroacisë, Ivo Josipoviq.

Gjatë qëndrimit në Zagreb, ai u takua me presidentin e Sllovenisë, Danillo Tyrk, me të cilin u diskutua lidhur me integrimin e Kosovës në strukturat evro-atlantike, njoftoi Zyra e presidentit Sejdiu në Prishtinë.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar të punoj në arritjen e standardeve, që kërkohen për integrimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha Sejdiu dhe shtoi se, në këtë aspekt, “Sllovenia është një shembull i mirë”.

Presidenti Tyrk tha se Sllovenia do të vazhdoj ta mbështesë Kosovën në aspiratat e saj integruese.

Zoti Sejdiu ka marrë pjesë edhe në një takim joformal, në të cilin ishin të pranishëm edhe presidenti i deritashëm kroat, Stipe Mesiq, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe presidenti i Bosnjë Hercegovinës, Zhelko Komshiq.
XS
SM
MD
LG