Ndërlidhjet

Vershbou: SHBA ta bindin Rusinë për mbrojtjen raketore


Ndihmës sekretari i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Aleksander Vershbou, tha se Uashingtoni duhet të bëjë më tepër për ta bindur Moskën se planet amerikane për mbrojtjen raketore nuk e kanë për qëllim Rusinë.

Moska i ka ngritur shqetësimet lidhur me planet e rishqyrtuara të mbrojtjes raketore të presidentit Barak Obama, veçanërisht pasi Rumania ofroi, që në këtë vend, të vendosen interceptorët, ndërsa Bullgaria tha se ishte poashtu e interesuar.

Zoti Vershbou tha se Moska, vitin e kaluar, e ka ditur se Rumania ishte vend i mundshëm. Ai poashti i tha agjencisë Rojters se Uashingtoni, deri tash, nuk ka kërkuar nga Bullgaria, që në territorin e saj të vendesen çfarëdo elementesh të mbrojtjes raketore.
XS
SM
MD
LG