Ndërlidhjet

Uashington: U mbajt takimi Obama – Dalai Lama


Presidenti amerikan, Barak Obama, u takua sot me liderin shpirtëror të Tibetit në ekzil, Dalai Lama.

Lideri budist, Dalai Lama, tha se me presidentin Obama bisedoi për paqe dhe harmoninë fetare:

- Me presidentin Obama fola për promovimin e vlerave njerëzore, me qëllim të sjelljes së paqes në botë, për të mirën e familjes paqësore, individit paqësor, tha Dalai Lama, pas takimit me zotin Obama.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha se Obama “e ka paraqitur mbështetjen e fuqishme për ruajtjen e identitetit unik fetar, kulturor dhe gjuhësor të Tibetit dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për tibetianët në Republikën Popullore të Kinës”.

Presidenti Obama e ka përshëndetur përkushtimin e Dalai Lamës për jodhunë dhe ka kërkuar dialog të drejtpërdrejtë me Kinën lidhur me Tibetin.

Kina e ka kundërshtuar takimin e zotit Obama me liderin shpirtëror të Tibetit, Dalai Lama, të cilin Pekini e konsideron separatist.
XS
SM
MD
LG