Ndërlidhjet

Kina proteston për takimin Obama-Dalai Lama



Qeveria kineze e ka ftuar ambasadaorin amerikan në Pekin që të protestojë për shkak të takimit të presidentit amerikan Barak Obama me udhëheqësin shpirtëror të Tibetit në mërgim, Dalai Lama.

Ministria e Jashtme e Kinës tha se takimi në Shtëpinë e Bardhë e “ka cënuar pranimin e vazhdueshëm të qeverisë së Shteteve të Bashkuara se Tibeti është pjesë e Kinës”.

Ministria poashtu tha se takimi “i ka dëmtuar seriozisht” marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe paraqet ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës.
XS
SM
MD
LG