Ndërlidhjet

Rusia fton Iranin të bashkëpunojnë me ANEB



Rusia sot i ka bërë thirrje Iranit që të jetë më bashkëpunues me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), për ta bindur botën se programi bërthamor i tij është paqësor.

Komentet e zëdhënësit të ministrisë së Jashtme, Andrei Nesterenko u bënë një ditë pasi agjencia tha se ajo ka shqetësime se Irani mund të punojë për prodhimin e kokave bërthamore.

Kjo është e para herë që agjencia e OKB-së të ketë përdorur fjalë të tilla në njërin nga raportet e saj.

Irani vazhdimisht ka mohuar se punon për armatim bërthamor, dhe insiston se programi bërthamor i tij ka vetëm qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG