Ndërlidhjet

Zagreb: Hapet ambasada e Kosovës



Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci sot është hapur zyrtarisht në qendër të Zagrebit me pjesëmarrjen e presidentit Fatmir Sejdiu dhe ministrit të Jashtëm kroat, Gordan Jandrokoviç.

"Kroacia është për ne një vend shumë i rëndësishëm. Ajo është shembull i mirë që mund të ndiqet sa i përket integrimit në NATO, që është edhe qëllim i Kosovës, si dhe në Bashkimin Evropian, nga i cili Kroacinë e ndan vetëm një hap", tha ambasadori i Kosovës në Zagreb, Valdet Sadiku.

Marrëdhëniet Kroaci-Kosovë u vendosën në 30 qershor, 2008.
XS
SM
MD
LG