Ndërlidhjet

Mitrovicë: Protestë e ish punonjësve të gjykatave


Dhjetëra shqiptarë, ish punonjës të gjykatave në veri të Mitrovicës, kanë filluar në mesditë një protestë simbolike, e cila po zhvillohet në anën jugore të qytetit duke kërkuar rikthimin në vendet e tyre të punës.

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti.

“Sot shënohet dy vjetori i largimit të atyre punëtorëve nga objektet e gjykatave në veri. Protesta ka filluar me një marshim simbolik prej qendrës së qytetit. Gjithçka është qetë deri më tani”, bëri të ditur Hoti.

Dy vite më parë, gjykatat në veri ishin uzurpuar nga protestuesit serbë. Rifunksionalizimi i pjesërishëm i tyre kishte ndodhur në muajin mars të vitit 2009.

Aktualisht, në Gjykatën e Qarkut në veri të Mitrovicës janë të angazhuar katër gjykatës, dy prokurorë, dy këshilltarë ligjorë të gjykatave dhe dy këshilltarë ligjorë prokurorialë, që të gjithë të mandatuar nga misioni EULEX.
XS
SM
MD
LG