Ndërlidhjet

Hollbruk: Taxhikistani është i rëndësishëm për Afganistanin


I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin dhe Pakistanin, Riçard Hollbruk, tha sot në Dushanbe se Taxhikistani është “vend me rëndësi të madhe, nëse synohet pëfrundim paqësor në Afganistan”.

Mëtutje, zoti Holbruk tha se rreziku më i madh për sigurinë rajonale është Al-Kaida, e jo talibanët.

“Mendoj se kërcënimi real për këtë rajon është më pak nga talibanët, e më tepër nga Al-Kaida, që dëshiron t’i stërvisë terroristët ndërkombëtarë. Por, kjo është një çështje e shqetësimit të përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe e të gjitha vendeve në rajon, përfshirë edhe Pakistanin, Kinën dhe Indinë”, tha Riçard Hollbruk.

Vizita e tij në Taxhikistan u bë në kuadër të turneut në Azinë Qendrore, që nisi në fillim të kësaj jave.
XS
SM
MD
LG