Ndërlidhjet

NATO shpreson se holandezët mbesin në Afganistan


NATO-ja thotë se shpreson se trupat holandeze do të mbesin në Afganistan, pas mospajtimeve, të sot cilat çuan në shkatërrimin e koalicionit qeverisës në Holandë.

Zëdhënësi Xhejms Apaturai, tha se sekretari i përgjithshëm i aleancës, Anders Fog Rasmusen, “vazhdon të besoj se mënyra më e mirë përpara, për gjithë misionin, do të jetë një operacion më i vogël holandez, pas gushtit të vitit 2010”.

Rënia e qeveria së Holandës ndodhi sot në orët e hershme të mëngjesit, pasi dy partitë më të mëdha të koalicionit qeverisës, dështuan të pajtohen lidhur me tërheqjen e ushtarëve holandezë nga Afganistani, në gusht të vitit 2010, ashtu siç planifikohej.
XS
SM
MD
LG