Ndërlidhjet

Portugalia dërgon ndihma emergjente në Madeira



Portugalia po dërgon ndihma emergjente në ujdhesën e saj Madeira në Oqeanin Atlantik, ku të paktën 32 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.

Zyrtarët thanë se forcat e armatosura portugeze kanë nisur një anije me helikopterë, një ekip mjekësor dhe furnizime humanitare, ndërkohë që ekipet e shpëtimit vazhdojnë t’i kërkojnë të mbijetuarit.

Ujdhesa Madeira ndodhet rreth 900 km nga Portugalia dhe është mjaft e njohur për turistët e huaj.
XS
SM
MD
LG