Ndërlidhjet

Rritet bilanci i të vdekurve në Madeira



Autoritetet e Portugalisë thonë se bilanci më i fundit nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në ujdhesën Madeira ka shkuar në 38 të vdekur dhe më shumë se 100 të zhdukur apo të plagosur.

Lisbona ka dërguar aeroplanë me ndihma emergjente, anije me helikopterë, ekipe mjekësore dhe furnizime humanitare, ndërsa që ekipet e shpëtimit vazhdojnë t’i kërkojnë të mbijetuarit.

Përmbytjet u shkaktuan nga stuhitë e forta dhe shirat e mëdha.

Kryeministri Zhoze Sokrates tha se është “thellësisht i shqetësuar” nga vdekja dhe dëmet, dhe se planifikon ta vizitojë ujdhesën, ndërsa ministri i Brendshëm, Rui Pereira tha se zyrtarët po e shqyrtojnë mundësinë të shpallin gjendje të jashtzakonshme dhe të kërkojnë ndihma nga Bashkimi Evropian.

Pushimorja Madeira ndodhet 900 km nga Portugalia dhe është mjaft e njohur për turistët e huaj.
XS
SM
MD
LG