Ndërlidhjet

Irak: Bomba vret pesë policë



Pesë oficerë policie e humbën jetën dhe njëri u plagos nga shpërthimi i një bombe të vendosur pranë rrugës në verilindje të Irakut.

Policia tha se shënjestër e bombës ishte patrulla e policisë, e cila ishte angazuar që t’i mbrojë instalimet energjetike afër Kanakin, në provincën Dijala, 140 km në verilindje të Bagdadit.

Kanakin, e cila ndodhet afër kufirit me Iranin, është njëra nga zonat ku kurdët, në enklavën gjysmë autonome të tyre dhe qeveria e prirë nga arabët në Bagdad, po konkurojnë njëri tjetrin për pushtet.
XS
SM
MD
LG