Ndërlidhjet

BE: Shqetësim për përdorimin e pasaportave në vrasjen në Dubai


Bashkimi Evropian thotë se është “ekstremisht i shqetësuar” për përdorimin e pasaportave evropiane në vrasjen e komandnantit të Hamasit në Dubai.

Këtë deklaratë e dha Miguel Moratinos, ministër i jashtëm i Spanjës, e cila e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, me të arritur në Bruksel, për takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së.

Pritet që gjatë ditës së sotme, ministri i jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman, do të takohet me zotin Morations dhe me disa ministra të jashtëm të tjerë evropianë, për të ofruar shpjegime lidhur me akuzat për përdorimin e pasaportave britanike, irlandeze, franceze dhe gjermane, në vrasjen e pjesëtarit të Hamasit, Mahmud al-Mabhuh, në janar në Dubai.

Izraeli zyrtarisht ka refuzuar të konfirmoj ose të hedhë poshtë involvimin në vrasjen e 19 janarit.

Agjencia izraelite Mosad, ishte akuzuar për falsifikimin e pasaportave, në mënyrë që vrasësit të mund të hynin në Dubai, nën identitet të rrejshëm.
XS
SM
MD
LG