Ndërlidhjet

Kryesia spanjolle mbështet integrimin e Turqisë në BE



Kryeministri i Spanjës, Hose Luis Rodriguez Zapatero, ka premtuar “mbështetjen e palëkundur” për aspiratat e Turqisë për të hyrë në Bashkimin Evropian. Komentet e Zapateros u bënë gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan.

Spanja ka kryesinë e rradhës së Bashkimit Evropian dhe njihet si një nga mbështetëset më të forta të integrimit evropian të Turqisë. Gjermania dhe Franca kanë sugjeruar që Ankarasë t’i jepet vetëm një lloj “partneriteti i privilegjuar” me BE-në.
XS
SM
MD
LG